Aktualitet

Manastirliu në spitalin e Vlorës: Brenda vitit me reanimacion të ri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:36 - 11/07/20 |
el ida

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajn inspektuan spitalin e Vlorës.

Ministrja Manastirliu u shpreh që së shpejti do të hapet procedura që  Vlora të ketë një spital me reanimacion të ri që do i shërbejë zonës së jugut të Shqipërisë dhe turistëve që vijnë për pushime.

“Në këtë situatë të epidemisë COVID-19 jemi duke forcuar kapacitetet në të gjithë spitalet universitare dhe rajonale, sa i përket rrjetit të terapisë intensive.

Kemi rritur kapacitetet në rast të shtimit të rasteve me COVID19, por duhet të përgatisim spitalet rajonale për çdo situatë, pasi, ndërsa trajtimi i pacientëve me COVID është përqendruar në Tiranë, spitalet rajonale duhet t’ju përgjigjen edhe patologjive të tjera”, – tha Manastirliu./Opinion.al

Pas