Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu: Mund të ulet fasha e vaksinimit nën 18 vjeç

2021/10/07 at 10:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu: Mund të ulet fasha e vaksinimit nën 18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka mbajtur fjalën e saj ditën e sotme nga salla e Kuvendit, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.


Ndër të tjera në fjalën e saj, ministrja Manastirliu u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të bashkohen me thirrjen për vaksinim.

“Në luftën për jetën, avantazhi i vetëm që kemi sot është vaksina. Në luftën për jetën, çdo vaksinë e shtuar sot, frenon përhapjen e infeksionit dhe rrezikimin e jetës së dhjetëra njerëzve nesër. Flasim për shëndetin publik, dhe mjafton kjo për t’i dhënë kësaj kauze një dimension që shkon përtej përfitimeve të vogla që sjell retorika e mbushur me akuza pa pikë baze. Nuk do të ishte turp, as lëshim, as humbje, as dorëzim, as tërheqje, sikur çdonjëri prej 140 deputetëve në sallë, të shfrytëzonte të paktën një herë të vetme, hapësirën në media, në rrjetet e veta sociale, për t’u bërë një thirrje të sinqertë qytetarëve: Vaksinohuni. Luftës për jetën, i bëjnë dëm deklaratat e hedhura pa teklif, sa nga dritaret e rrjeteve sociale, e ndonjëherë edhe nga deklaratat e të papërgjegjëshmve për fat të keq edhe në këtë sallë, për “vaksina të pasigurta”. Luftës për jetën e qytetarëve i bëjnë dëm edhe thirrjet për të nxirë dhe shtrembëruar realitetin e spitaleve, duke i bërë njerëzit të hezitojnë, dhe ta mbajnë frymën në spital, atëherë kur mund të jetë tepër vonë. Edhe debatet shterpë që nuk lënë gjë pa e përdorur për politikën e ditës, apo sinkronin e mbrëmjes, nuk i shërbejnë luftës për jetën, që stafet tona po e zhvillojnë prej gati dy vitesh”, tha Manastirliu.

Gjithashtu në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi, se në bazë të situatës dhe vendimit të ekspertëve mund të lutet fasha e vaksinimit dhe për adoleshentët nën 18 vjeç.

“Për sa na takon ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar vaksinat për çdo qytetar shqiptarë. Nuk po flas vetëm për popullatën mbi 18 vjeç, flas dhe për dozat e tjera, dhe për uljen e fashës së vaksinimit nën 18 vjeç nëse ekspertët do të vendosin. Ndaj akti normativ që miratojmë sot është kontrata për 500 mijë vaksina Pfizer. Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot dhe 180 mijë vaksina AstraZeneca fal Italisë mike”, tha Manastirliu./Opinion.al

Etiketa: kuvendvaksinim


Ju sugjerojmë

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

18 Korrik, 2025 10:12 am
Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit
Bota

Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit

18 Korrik, 2025 10:02 am
“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse
Aktualitet

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse

18 Korrik, 2025 9:54 am
Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

18 Korrik, 2025 9:38 am
Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

18 Korrik, 2025 9:23 am
100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Bota

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

18 Korrik, 2025 9:14 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

18 Korrik, 2025 9:08 am
Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
Bota

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

18 Korrik, 2025 8:55 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 8:30 am
Para
“Do ia dalim si me pandeminë”, Basha: Zot na ruaj, shqiptarët u zhytën në borxhe

"Do ia dalim si me pandeminë", Basha: Zot na ruaj, shqiptarët u zhytën në borxhe

Basha i afrohet foltores, Manastirliu: E keni kthyer vdekjen në refren

“Do ia dalim si me pandeminë”, Basha: Zot na ruaj, shqiptarët u zhytën në borxhe

Basha akuza Ramës: Fryhet si gjeli në majë të koncesioneve korruptive
















TE FUNDIT

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
18 Korrik, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten për miratimin e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak...

Lexo më shumë

Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit

Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit
18 Korrik, 2025

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të...

Lexo më shumë

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse
18 Korrik, 2025

Perla evropiane krenohet me plazhet mahnitëse, malet, qytetet historike dhe trashëgiminë kulturore, shkruan Lauren Haughey në të përditshmen britanike “Mirror”....

Lexo më shumë

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
18 Korrik, 2025

Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë, në fshatin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com