125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës pas ardhjes së 1170 dozave nga kompania Pfizer.
Lajmi është bërë ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në “Facebook”.
Ministrja thotë se aktualisht vijon vaksinimi i stafeve mjekësore që janë drejtpërdrejtë të ekspozuar ndaj virusi në spitalet COVID.
“Stadiumi Air Albania 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve #COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, teksa #vijon vaksinimi i stafeve mjekësore të vijës së parë,” shkroi ministrja në Facebook./ Opinion.al