Te Fundit

Wuhan/Ekspertët e OBSH: Po mbledhim të dhëna që nuk i ka siguruar askush


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:22 - 03/02/21 |
el ida

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë arritën në Institutin e Virologjisë Wuhan si pjesë e hetimit për origjinën e koronavirusit në rajonin e Kinës qendrore.

“Grupi i superekspertëve të OBSH gjatë vizitës në Wuhan është duke mbledhur të dhëna që askush nuk i kishte siguruar deri më sot”, tha gjatë një interviste për Skynews një nga

shkencëtarët që përbëjnë ekipin Peter Daszak.

“Informacionet që ne po mbledhim kanë një vlerë të madhe dhe po na çojnë në drejtimin e duhur në lidhje me origjinën e koronavirusit”.

Daszak dhe studiuesit e tjerë vizituan sot Institutin e Virologjisë nw metropolin kinez nga i cili, sipas disa hipotezave të qarkulluara sidomos javët menjëherë pas shfaqjes së Covid-19, mund të kishte dalë virusi.

“Tezat janë ende të gjitha në tryezë, ne jemi të hapur për gjithçka”, shpjegoi Daszak i cili ka bashkëpunuar për vite me Institutin në fjalë dhe me doktoreshën Shi Zhengli, shkencëtare kineze e njohur si “Batwoman” për kërkimet e saj mbi lakuriqët e natës.

“Nëse të dhënat na çojnë në një treg peshku atje do të shkojmë, nëse na çojnë në një fermë të kafshëve të egra edhe atje do të shkojmë, nëse na dërgojnë në një laborator do të shkojmë atje”, shpjegoi Daszak, emërimi i të cilit në grupin e OBSH-së u kritikua për shkak të lidhjeve me Kinën./Opinion.al

Pas