Kryesore

Manastirliu: Do të zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 06/05/20 |
el ida

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi një vizitë në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 nga ku lajmëroi nisjen e planit të hapjes së vizitave në kujderin parësor dhe të specializuar.

“Hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID-19”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja shtoi se pas datës 11 maj, Komiteti i Ekspertëve do të vendosë më tej për fazat e hapjes së sistemit shëndetësor.

“Pasi të vlerësohet kjo periudhë dyjavore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”, tha ministrja.

Ministrja Manastirliu, shtoi po ashtu se do të vijojnë vizitat dhe konsultat online edhe gjatë kësaj periudhe.

Pas