Kronikë

I shpallur në kërkim për disa vepra kriminale, arrestohet 32-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 06/05/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë dhe ishte shpallur në kërkim për disa vepra të rënda kriminale.

Autoritetet njoftojnë se i arrestuari është identifikuar me inicialet S. R., banues në Tiranë. 32-vjeçari rezulton se më herë është dënuar për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për akuzën “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinata”. Kapet dhe ndalohet një shtetas me precedent kriminal, i dënuar për disa vepra penale, i shpallur në kërkim kombëtar.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas me profil të lartë kriminal, i shpallur në kërkim, i cili fshihej në një banesë të marrë me qira, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinata”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi S. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, për shkatërrim prone, për armëmbajtje pa leje dhe për organizim të lotarive të palejuara.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas