Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cetinje të Malit të Zi, ku 10 persona janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur, pas një konflikti në familje.
Autori i ngjarjes, një 34-vjeçar i identifikuar si Vuko Boriloviç pasi ka qëlluar në familje ka dalë në rrugë duke vrarë edhe njerëz pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa autori është ekzekutuar nga policia.
Mes viktimave raportohen edhe fëmijë ndërsa mes të plagosurve që janë dërguar në Qendrën Klinike për trajtim mjekësor është edhe një polic./Opinion.al