Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot se Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-COVID.
Sipas njoftimit të ministrisë, duke filluar nga dita e stome Mali i Zi lejon hyrjen e shtetasve të huaj përfshirë edhe ata shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR.
Këto masa do të jenë të vlefshme deri në një vendimmarrje të dytë.
Njoftimi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.
Duke filluar që prej datës 12 janar 2021, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e lirë të të gjithë shtetasve të huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR.
Këto masa do të jenë të vlefshme deri në një vendimmarrje të dytë. Për më shumë informacion: https://bit.ly/2LM0mM7.