Kronikë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan, shoferi ia mbath


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 26/04/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Papëe Cërrik.

Paraprakisht bëhet e ditur se në fshatin Valas, një mjet ka aksidentuar shtetasin V.H., 56 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetën.

Policia informon se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”,-njoftoi policia./Opinion.al

Pas