Kronikë

Makina përplas për vdekje këmbësoren, detajet e para


               Publikuar në : 15:45 - 29/01/20 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Koplik Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, në Malësinë e Madhe.

Një mjet i tipit Benz i drejtuar nga 65-vjeçari me iniciale Gj.D  ka aksidentuar për vdekje një këmbësore, identiteti  i  së cilës ende nuk dihet.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i mjetit po dërgohet për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al/

Pas