Kronikë

Makina përplas dy këmbësoret në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:32 - 19/06/21 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas policisë një automjet ka përplasur dy këmbësore në bulevardin ‘’Migjeni’’ të  Tiranës, të cilat janë transportuar për në spital.

“Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin  Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas