Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas policisë një automjet ka përplasur dy këmbësore në bulevardin ‘’Migjeni’’ të Tiranës, të cilat janë transportuar për në spital.
“Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al