Kronikë

Makina iu hodh në erë/ Shoku i të riut: “Peqja” i kishte borxh rreth 19 mln lekë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 13/06/22 |
Opi Nion

Dy ditë më parë një atentat me eksploziv tronditi kryeqytetin. Makina e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj u hodh në erë, dhe si pasojë i riu humbi gjymtyrët dhe më pas për shkak të plagëve të marra humbi jetën në spital.Ndërkohë policia po vijon hetimet dhe ka marrë në pyetje një nga miqtë e viktimës.

Miku i 27-vjeçarit ka thënë se i riu kohët e fundit shoqërohej me të çdo ditë pasi i kishin hequr patentën. Ai rrëfen se marrëdhëniet e tyre ishin shumë të mira dhe se Aleksandër Sadikaj merrej me administrimin e lokalit dhe fermës së tij në Memaliaj.

“Rrinin çdo ditë bashkë, pasi kishte dy muaj që i kishin hequr patentën, pasi ishte konstatuar nën efektin e alkoolit. Marrëdhëniet tona ishin shumë të mira dhe frekuentonim lokalin e tij në Selitë”-thotë ai në dosjen hetimore.

Më tej në dosje thuhet: “Nuk ka vënë re asnjë shqetësim, por edhe viktima nuk i është shprehur për ndonjë problem që mund të kishte. Nuk ka dijeni për aktivitete të paligjshme të tij, por ka vënë re që përdorte 2-3 telefona, megjithatë nuk e dinte përse i mbante sepse nuk fliste për gjëra të tilla.”

Ndër të tjera ai tregon edhe për një borxh që Aleksandrit i kishte një shtetas me pseudonimin “Peqja”.

“Deklaruesi shprehet se viktima nuk i kishte borxhe asnjë njeriu, por ka dëgjuar biseda dhe i ka thënë për një shtetas që e thërrisnin me pseudonimin, “Peqja” nga qyteti i Kuçovës, i cili i kishte borxh 15 ose 19 milionë lekë të vjetra. Madje këto ditë i kishte dërguar një djalë me emrin B.Gj nga Kuçova i cili po ndërmjetësonte që t’i sillte paratë e borxhit dhe t’ja mbyllte si problem me “Peqjen”. Në kohën që i kishte dhënë paratë, ai nuk kishte t’ia kthente dhe kishin rënë dakord që t’ja kthente pak më vonë me kushte që t’ja jepte edhe një përqindje interesi.
Dje më datë 10.06.02022 ka mësuar prej A. se B.Gj., i ka sjellë një shumë prej 15.500 euro dhe pjesën e përqindjes mund t’ja jepte kur të bëhej mbarë. Në lidhje me shtetasin me pseudonimin Peqja, i ka thënë që ka qenë shokë, prandaj i kishte dhënë rreth 5000 euro cash dhe një makinë. Por ishin mërzitur dhe nuk fliste sepse ky shtetas nuk kishte qëndruar korrekt me borxhin.”, thuhet në dosjen hetimore.

Pas