Kronikë

U gjet i vrarë në Kolonjë,xhaxhai:S’merrej me punë të pista,i ati i dërgonte para



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 13/06/22 |
Opi Nion

Familjarët e Sherif Mukajt kanë reaguar pas detajeve të fundit të policisë e cila tha se i riu dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.

Xhaxhai i tij thotë se kërkon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thekson se nipi i tij nuk merrej me punë të pista.

Ndër të tjera ai shprehet se ai ishte një person i qetë dhe se s’kishte nevojë të merrej me drogë pasi i dërgonte i ati lekë nga Amerika.

“Isha deri dje vonë në Korçë në polici. Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pista. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe s’kishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lekë nga Amerika. Në Qershor i dërgoi babai 5000 Dollarë, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në Tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700 Dollarë. Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur”, ka deklaruar për gazetarët xhaxhai i Sherif Mukajt.

Pas