Bota

Makina godet turmën me njerëz në Gjermani, mes të plagosurve edhe fëmijë


               Publikuar në : 16:18 - 24/02/20 |
Al Do

Të paktën dhjetë persona janë plagosur pasi një makinë është futur në një turmë njerëzish gjatë një parade karnavalesh në qytetin gjerman perëndimor të Volkmarsen.

Policia tha që shoferi ishte arrestuar por ata nuk pranuan të thonin se incidenti ishte një aksident ose një sulm i qëllimshëm.

Mediat gjermane raportuan se midis të dëmtuarve ishin edhe fëmijë dhe dëshmitarët e cituar nga The Guardian thonë se personi që ngiste makinën e kishte përplasur atë me qëllim në turmën e njerëzve.

Incidenti vjen më pak se një javë pasi një burrë qëlloi me vdekje 11 persona, përfshirë edhe veten, në një nga sulmet më të këqija raciste në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore. /Opinion.al

Pas