Aktualitet

Makina del nga rruga në aksin Tapizë-Fushë Krujë, ndërron jetë 43-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:12 - 15/10/21 |
Opi Nion

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje ne rrugët e vendit.

Sipas policisë, një automjet është përplasur me një barrierë në anë të rrugës dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz.

“Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas