Kryesore

“Madam 5 mln €,je në garë me Xhaçkën”, Bardhi përplaset me Spiropalin: Je si hije


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 23/06/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Gazment Bardhi është përplasur me ministren Elisa Spiropali, të cilët kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Bardhi e quajti Spiropalin “madem 5 mln euro”, duke u shprehur se ajo dhe Xhaçka janë në garë me njëra-tjetrën.

“Më shpalle në garë me një prej kolegëve. Tek të dëgjoja, mu kujtua një fjalim që ke mbajtur ti kur kërkohej Komisioni Hetimor për inceneratorët. Shpalle investitor strategjik Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. I shpallët shenjtorë që do shpëtonin Shqipërinë nga plehrat. Sot janë në kërkim dhe janë kriminel ordiner që kërkon nga drejtësia. Sa për garë ky Kuvend ka madam 5 mln euro, sot ka madam 5.5 mln euro. Sot në garë se ti dhe Xhaçka”-tha Bardhi.

Spiropali iu përgjigj Bardhit duke i thënë se në PD nuk përmendet më dhe se është thjeshtë një hijë.

“S’të përmendin më as në PD, je si hije”- Me garë pa garë, ju jeni të humbur, kjo është puna juaj, se jeni në garë me njëri-tjetrin i bën për të qeshur të gjithë se për të qarë i bëtë kur ishit në qeveri”,-iu përgjigj Spiropali Bardhit.

Pas