Aktualitet

Kryeministri bullgar shuan shpresat e Shqipërisë dhe RMV:S’ka shans të hiqet veto


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 23/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha sot (23 qershor) se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

Pas rënies së qeverisë bullgare mbrëmjen e kaluar, asnjë parti politike në Bullgari nuk dëshiron të humbasë fytyrën përpara zgjedhjeve të parakohshme. Petkov, tani në cilësinë e ish-kryeministrit, i qëndron qëndrimit të tij se parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që lejon heqjen e vetos, bazuar në miratimin e propozimit të Presidencës franceze.

Petkov tha se i pëlqente “personalisht” propozimi francez, por nuk i takonte atij, por parlamentit të merrte një qëndrim.

Duke folur me gazetarët në pragun e samitit të Ballkanit Perëndimor, Petkov shpjegoi se parlamenti bullgar duhej të nxirrte dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij që duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris.

“Kjo është ajo që do t’u them liderëve të BE-së”, tha ai.

Ai theksoi se opozita bullgare përdori çështjen maqedonase për të shantazhuar kabinetin e tij sa herë që kishin frikë se do të zbulohej korrupsioni që nga koha e tyre në detyrë./Opinion.al

Pas