Aktualitet

Berisha: Gentian Sharra, anëtar i bandës së Elbasanit bleu vota për PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 23/06/22 |
Opi Nion

Teksa doli nga seanca plenare e ditës së sotme kreu i PD, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat.

Berisha tha sot se ekzistojnë mbi 50 telefonata mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të cilin e quajti Taulant Bego dhe Gentian Sharrës, njërin prej anëtarëve të bandës së Elbasanit.

Berisha tha se Sharra ka blerë vota për PS-në dhe Ballën.

“Dua të denoncoj lidhjet e mëdha të Taulant Begos me Gentian Sharrën, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të bandës së Elbsanit. Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të paktën mbi 50 telefonata dhe qindra zbardhje të gjata në këto biseda.

Biseda që faktojnë Taulant Begon anëtar të bandës së Elbasanit.  Taulant Bego ka dhënë porosi nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës. Ai është njeriu që ka blerë vota për PS-në dhe Taulant Begon. Ju bëj thirrje të publikoni çdo regjistrim, çdo dukument që implikon apo njëson Edi Ramën me bandën e Elbasanit”, u shpreh Berisha.

Pas