Të enjten e datës 19 nëntor i ftuar në emisionin “Opinion” ka qenë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një moment retorikash të forta politike si dhe pas akuzave të mazhorancës lidhur me rolin e tij në hetimet ndaj UÇK-së, Basha sqaroi angazhimin pranë strukturave ndërkombëtare në Kosovë.
Përballë panelit të gazetarëve, ai preku gjithashtu çështjet për ekonominë, akuzat për inceneratorët dhe për menaxhimin situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.
Ndër të tjera, ai hodhi deklaratën e fortë se në Shqipëri, qeveria po fsheh numrat e të vdekurve nga Covid 19.
Përballë Bashës, gazetarët:
Fatjona Mejdini
Baton Haxhiu
Mentor Kikia
Lorenc Vangjeli