Bota

Gjermani/Mësuesi akuzohet si kanibal, zbulohen kockat e viktimës në park


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:02 - 20/11/20 |
el ida

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Gjermani, ndërsa policia ka vënë në pranga një të dyshuar për vrasje për motive seksuale dhe kanibalizëm.

Gjithçka ndodhi pasi kockat e një viktime u gjetën në parkun Buch në Berlinin verior, më 8 nëntor nga njerëzit që ishin duke shëtitur.

Ekspertët përcaktuan se eshtrat i përkisnin një 44-vjeçari i cili u zhduk dy muaj më parë.  Stefan T, një inxhinier elektrik, u largua nga banesa e tij pak para mesnatës së 5 shtatorit dhe më vonë u raportua i zhdukur nga shokët e banesës.

Mediat gjermane raportojnë se ishin qentë Sniffer e çuan policinë në banesën e të dyshuarit në Berlin. Mësohet se ai është një mësues 41-vjeçar i matematikës.

Një polic tha për të përditshmen berlineze “BZ” se një kockë ishte “plotësisht pa mish” dhe kishte indikacione të tjera që e bënin policinë të dyshonte fort se Stefan T. ishte viktimë e një kanibali.

Vrasësi i dyshuar, i quajtur vetëm si Stefan R. kishte vizituar “dhomat e bisedave përkatëse në internet”, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Media gjermane po krahason këtë rast me atë të Armin Meiwes, një kanibal gjerman i burgosur përjetë në vitin 2006. Ai u zbulua se kishte takuar viktimën e tij në internet për njerëzit e interesuar në kanibalizëm. Ai filmoi vrasjen dhe prokurorët thanë se 44-vjeçari Meiwes, kishte vrarë viktimën e tij, një mashkull 43-vjeçar mashkull për kënaqësi seksuale.

Pas