Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim Basha dhe PD pa të rinj!

2015/11/05 at 4:36 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Një rrëfim për Bushatin, Frangajn, Lagunën Blu dhe veten time!

Nga BLENDI FEVZIU


 

Lulzim Basha ka dhënë të enjten intervistën më të ashpër që nga koha e ardhjes në krye të opozitës. I çliruar nga pesha e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nga përgjegjësia e çdo lloj pushteti ekzekutiv dhe mbi të gjitha në mes të një klime të rënduar skandalesh e denoncimesh, ai renditi një seri problemesh, që sipas tij, justifikojnë jo vetëm ikjen e kësaj mazhorance, por edhe mosbindjen civile të qytetarëve ndaj saj!
Mosbindja civile ka qenë kryefjala e shefit të opozitës në një tur intesiv takimesh dhe jo vetëm kaq. Ish lideri i PD dhe njeriu që shihet si frymëzuesi kryesor i politikave të saj, Sali Berisha, po ashtu ka artikuluar të njëjtën ide dhe ka dhënë argumentat e tij. Të dy bashkë nuk kanë folur për zgjedhje, por për një protestë popullore që do synojë frenimin e këtij pushteti që sipas tyre po krijon probleme madhore për shqiptarët.
Por duket se zëri i trashur dhe tonet e ngritura të Lulzim Bashës nuk janë në harmoni me qëndrimin e një pjese të grupit parlamentar të PD. Sot paradite, në kulm të tensioneve që Basha po artikulon dhe ndërkohë që përpara parlamentit mbaheshin 3 protesta, deputetëtë të opozitës përshëndesnin ose diskutonin ligjin për shoqërinë civile. Thuajse ishin duke folur në parlamentin e Danimarkës apo Norvegjisë dhe jo të Shqipërisë. Thua se ky është problemi më i madh i Shqiptarëve, edhe pse, Qeveria realisht mund të ketë bërë një ligj vërtet europian. Pra pyetja shtrohet a duhet që opozita të ndjekë qëndrimin dhe filozofinë e Bashës sipas së cilës politika e opozitës duhet të mbështet vetëm tek denoncimi i skandaleve të qeverië apo duhet të përfshihet në një debat normal për qeverisjen e vendit. Nëse mbështetet tek kjo e dyta, që është e llogjikshme, atëherë nuk bëhet më fjalë për mosbindje civile, por thjeshtë për argumentim që PD dhe opozita di ta bëjë më mirë se sa mazhoranca. Dhe kjo mbetet të vërtetohet në zgjedhjet e ardhshme.
Së dyti, përmirësimi i imazhit prej lideri të Bashës, nuk po shoqërohet me imazhe të reja dhe bindëse në PD. Padyshim që PD ka përfshirë në zyrat dhe rradhët e saj shumë të rinj, por këtu nuk flitet për staf, por për njerëz që mbajnë peshë në debatin publik dhe artikulojnë ballë për ballë argumentat e opozitës. Njerëz që nuk janë detyrimisht të rinj në moshë, por të rinj në angazhmin e tyre. Më 2005, Rama që nuk kishte qasje të mirë në grupin parlamentar, thirri në ndihmë, Tahirin, Beqen, Shalsin etj me të cilët krijoi një pararojë politike. Pa dyshim që në fillim kjo pararojë nuk ka as eksperiencën dhe as aftësinë e atyre që kanë vite në politike. Edhe të rinjtë e PD mund të jenë dukshëm inferiorë krahasuar me njerëz që kanë kaluar një dekadë si ministra apo një dekadë ne Parlament. Problemi është që këta të rinj, si gjithë të rinjtë, do ta shohin përballjen me PS si një betejë që duhet fituar, si një ndeshje ideologjike. Njerëzit përballë janë kundërshtarët që duhet të sfidojnë dhe duhet ta bëjnë këtë patjetër. Ndërkohë që një pjesë e madhe e atyre që janë në sallë, edhe nga eksperienca, e shohin këtë si një lloj loje, Një lojë ku shorti sot i ka rënë PS e nesër do t’ju bjerë sërish atyre. Ndaj shpesh, debatet dhe toni i ashpër në podium zbehet nga flirtimet në sallë apo batutat në kafen e parlamentit. Në fakt kjo nuk është një lojë, por një betejë. Dhe një betejë e vërtetë nga një betejë fallco dallohet që në krye nga besimi! A besojnë këtë që janë sot ekipi i PD që mund të fitojnë? Vështirë ta thuash këtë! A ka sot PD të rinj që ngjallin besim në publik? Vështirë ta thuash edhe këtë! Ende kuotat më të larta i kanë ata që kanë krijuar dikur PD në vitin 1990 apo ata që e mbajtën mbi supet në vitet e opozitës. Dhe i kanë sepse i kanë investuar në vite. Por midis eksperiencës së tyre dhe fitores ka ende një hapesirë bosh që duhet mbushur me besimin dhe bindjen e të rinjve. Pa të, PD e ka vështirë fitoren. Dhe turi i Bashës do duket gjithnjë e më i distancuar nga partia reale që ai ka në Parlament!



Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Zbulohet treshja që do të prezantojë Festivalin e RTSH

Zbulohet treshja që do të prezantojë Festivalin e RTSH

A po ia fsheh Kumbaro këtë ‘vepër arti’, Edi Ramës?

A po ia fsheh Kumbaro këtë 'vepër arti', Edi Ramës?

Ja si dukej Eliza Dushku në vitet ’80

Ja si dukej Eliza Dushku në vitet '80

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com