Sport

Luis Suarez vijon karrierën në Spanjë, por do të largohet nga Barcelona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 21/09/20 |
el ida

Duket se Luis Suarez do të vijojë karrierën në Spanjë, por do të largohet nga Barcelona.  Sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me Atletico Madrid.

Lajmi bëhet me dije nga “Mundo Deportivo”, e cila sqaron se Suarez do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare dhe do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.

Sakaq, sipas “Rac1”, 33-vjeçari ka rënë dakord me Barcelonën për të hequr dorë nga gjysma e pagës që i takon deri në vitin 2021 në këmbim të largimit./Opinion.al

Pas