Lufthansa parashikon të të shtojë fluturimet prej muajit Qershor sipas një deklarate të një zëdhënësi të kompanisë ajrore gjermane.
“Rreth 20 destinacione do të aksesohen përsëri nga Frankfurti në gjysmën e dytë të qershorit, duke përfshirë Heraklion në ishullin grek të Kretës, në Rodos, Dubrovnik, Faro në Portugali, Venecia, Ibiza dhe Malaga në Spanjë”, deklaroi zëdhënësi
Ishulli i Majorkës gjithashtu parashikohet të presë fluturimet shumë më të shpeshta të Lufthansa-s nga mesi i Qershorit, ndërsa qeveria spanjolle njoftoi se do të hapte kufijtë e saj për turistët e huaj në korrik. Ndërkohë, negociatat midis qeverisë federale dhe kompanisë për ndihmë ndaj Lufthansa-s po vazhdojnë./Opinion.al