Bota

Lufthansa shton fluturimet në Qershor, mes destinacioneve Kreta dhe Ibiza


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:42 - 24/05/20 |
Opi Nion

Lufthansa parashikon të të shtojë fluturimet prej muajit Qershor sipas një deklarate të një zëdhënësi të kompanisë ajrore gjermane.

“Rreth 20 destinacione do të aksesohen përsëri nga Frankfurti në gjysmën e dytë të qershorit, duke përfshirë Heraklion në ishullin grek të Kretës, në Rodos, Dubrovnik, Faro në Portugali, Venecia, Ibiza dhe Malaga në Spanjë”, deklaroi zëdhënësi

Ishulli i Majorkës gjithashtu parashikohet të presë fluturimet shumë më të shpeshta të Lufthansa-s nga mesi i Qershorit, ndërsa qeveria spanjolle njoftoi se do të hapte kufijtë e saj për turistët e huaj në korrik. Ndërkohë, negociatat midis qeverisë federale dhe kompanisë për ndihmë ndaj Lufthansa-s po vazhdojnë./Opinion.al

 

 

Pas