Bota

Lufta në Jemen/ Mbi 5 milionë fëmijë mund të vdesin nga uria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 19/09/18 |
b.f

“Save the Children” jep alarmin për situatën e rënduar të fëmijëve në Jemen. Mbi 5 milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria.

Lufta nuk po ndalet, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe karburantëve janë rritur në mënyrë të skajshme.

Problemet e furnizimit përmes portit të Hodeida mund të shkaktojnë, mosushqyerje të një shkalle të paprecedentë.

1 milionë fëmijë të tjerë iu shtuan listës së të vegjëlve që nuk kanë mundësi të ushqehen. Duke çuar kështu, shifrën totale të tyre në 5,2 milionë.

Jemeni që prej 2014-tes përjeton një konflikt vdekjeprurës mes rebeleve Shiitë Huthi dhe trupave besnike ndaj presidentit Mansour Hadi.

Mësohet se janë vrarë gati 10.000 vetë, pavarësisht dështimit të bisedimeve për paqe këtë muaj në Gjenevë.

“Save the Children” thotë se lufta po rrezikon një brez të tërë në Jemen.

Fëmijët përballen me rreziqe të cilat nisin nga bombat, tek uria ekstreme dhe sëmundjet e rënda si kolera.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se luftimet masive në Hodeida mund të çojnë drejt bllokimit të ushqimeve për 8 milionë jemenitë që varen totalisht prej tyre për mbijetesë.

/Opinion.al

Pas