Kronikë

Gjykata dënon me 8 vite burg nipërit e ish-deputetit të PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 19/09/18 |
b.f

Gjykata e Apelit Shkodër të mërkurën ka dënuar me burg Vilson dhe Damjan Ndokën, nipat e ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka.

Pas 29 seancash gjyqësore, Gjykata vendosi dënim me 3 vjet heqje lirie për Damjan Ndokën dhe 8 vite për Vilson Ndokën.

Mbrojtja kërkoi ndryshim të akuzës, nga vrasje e mbetur në tentativë në kanosje. Një gjë e tillë nuk u pranua nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Dy kushërinjtë Ndoka kanë tentuar të vrasin me armë Fatmir Nikollin. Ngjarja është regjistruar në 16 shtator 2014 në Lezhë.

Nikolli ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës.

Nga breshëritë e automatikut është plagosur rastësisht edhe Lindita Gjoka./Opinion.al

 

 

Pas