Kryesore

Terrorizmi/ Raporti i DASH: Në Shqipëri, pengesë e madhe korrupsioni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:39 - 19/09/18 |
b.f

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë për vitin 2017.

Raporti bën me dije se Shqipëria ishte një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve kundër terrorizmit. E cila, vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Aleancën Globale për të mposhtur ISIS-in.

Shqipëria penalizon veprimet terroriste, financimin e terrorizmit, kryerjen e transaksioneve me persona që janë në listat e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për kryerjen e veprave terroriste. Por edhe nxitjen e akteve terroriste dhe krijimin apo pjesëmarrjen në organizata terroriste.

Raporti thekson se Forcat e Rendit në Shqipëri shtuan përpjekjet për të luftuar kërcënimet e mundshme terroriste.

Korrupsioni dhe pengesat ndaj shkëmbimit të informacionit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor që funksionon dobët, thotë raporti, vazhdoi të pengonte përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet.

Më tej, raporti tregon se në vend po bëhen reforma kushtetuese dhe ligjore për gjyqësorin.

Një verifikim për 800 gjyqtarë dhe prokurorë për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar, si dhe aftësitë e tyre profesionale.  

/Opinion.al

Pas