Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Iran bllokon ndihmën humanitare të SHBA për Ukrainën

2026/04/07 at 9:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lufta në Iran bllokon ndihmën humanitare të SHBA për Ukrainën

Fluksi i ndihmës humanitare vullnetare nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë – linjë kritike për komunitetet në vijën e frontit – është në presion në rritje, pasi komplikimet që i ka shkaktuar lufta në Iran janë duke ndikuar në rrjetin global të transportit.


Organizatat bamirëse me seli në Shtetet e Bashkuara dhe grupet tjera vullnetare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dërgesat me furnizime janë shtyrë me javë dhe çmimet e transportit janë rritur dukshëm – duke rezultuar me zgjedhje të vështira, mes financimit të transportit dhe blerjes së pajisjeve thelbësore.

Për disa organizata, sistemi është në pikën e thyerjes, përcjell A2.

Konflikti që po vazhdon në Iran e ka goditur rëndë transportin ndërkombëtar, sidomos përmes Ngushticës së Hormuzit, pikë kritike përmes së cilës transportohet 20 për qind e naftës dhe gazit botëror.

Cenimi i sigurisë në Detin e Kuq i ka detyruar anijet që të marrin rrugë më të gjata, çka ka shkaktuar vonesa dhe rritje të kostove të transportit të mallrave.

Ndihma e vonuar përmes detit, rritja e presionit në tokë
“Shpresë për Ukrainën”, një organizatë joqeveritare me seli në Nju Xhersi, e cila dërgon ndihma humanitare dhe mjekësore për civilët dhe pjesëtarët në zonat e zonës, ka thënë se dërgesat po marrin shumë më shumë kohë për të arritur në Ukrainë.

Kontejnerët me furnizime mjekësore dhe pajisje të energjisë po vonohen për tri javë shtesë, duke i zgjatur periudhat e transitit për pothuajse një muaj.

“Këto pajisje janë thelbësore”, ka thënë Yuriy Boyechko, shef i organizatës, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ato pajisje i mbajnë gjallë klinikat dhe zonat e strehimit. Kur ka vonesa të tilla atëherë krijohen hapësira shumë të rrezikshme”.

Organizata nis zakonisht një deri në dy kontejnerë me ndihma nga Shtetet e Bashkuara, dhe secila i ka nga 20 tonë me ndihma. Për dallim prej ndihmës qeveritare, këto dërgesa varen prej donacioneve private dhe rrjeteve të vullnetarëve.

Por, paqartësitë tani sa shkojnë e rriten. “Rrugët e transportit janë ndryshuar krejtësisht”, ka thënë Boyechko.

“Anijet duhet të bëjnë rrugë më të gjata. Kjo do të thotë më shumë vonesë për njerëzit që nuk e kanë luksin të presin”.

Në mesin e furnizimeve më kritike janë gjeneratorët me energji diellore – marrë parasysh që infrastruktura e energjisë shënjestrohet vazhdimisht nga Rusia.

Vonesat nënkuptojnë pasoja reale
Organizata “Shpresë për Ukrainën” i shpërndan gjeneratorët në rajonet ku ka luftë dhe zona ku ka ndërprerje të mëdha të energjisë, pra ku qasja në rrymë është e kufizuar.

“Ne nuk dërgojmë ushqim, atë e blejmë në zonat lokale”, ka thënë Boyechko.

“Ne dërgojnë pajisje në të cilat nuk kanë qasje ukrainasit, sidomos pajisje të energjisë”.

Sipas tij, çdo vonesë ka pasoja humanitare.

“Çdo javë shtesë nënkupton që njerëzit mbeten pa rrymë”, ka thënë ai. “Pas dimrit që patëm, me aq shumë infrastrukturë të shkatërruar, kjo shndërrohet në krizë të energjisë për këto komunitete”.

Pa rrymë, klinikat punojnë me vështirësi, dhe bëhet e vështirë që të gjenden edhe gjërat më bazike.

Vonesat po ndikojnë gjithashtu në dërgesat e skuterëve elektrikë për lëvizje – një burim kyç për popullsinë në rritje të të amputuarve të luftës në Ukrainë.

Sipas Boyechkos, Ukraina u ka më shumë se 120.000 të amputuar si rezultat i luftës së nisur nga Rusia më 2022.

“Për ata, çdo vonesë nënkupton më shumë kohë pa pavarësi. Është sikur të presësh për diçka thelbësore në përditshmëri”.

Sakrifica e nxitur nga rritja e çmimeve
Në të njëjtën kohë, rritja e çmimeve të transportit sa shkon e rritet. Pas më shumë se dy vjetëve të normave më stabile, organizata “Shpresa për Ukrainën” është njoftuar për rritje çmimesh prej 1 prillit.

“Po shohim 10-25 për qind rritje”, ka thënë Boyechko.

Për organizatat që operojnë me buxhet të kufizuar, ndikimi është i menjëhershëm.

“Kjo nënkupton që duhet t’i ridrejtojmë fondet. Paratë që do të shkonin për gjeneratorë dhe pajisje mjekësore tani duhet ta mbulojnë koston e transportit”.

Kështu zvogëlohet shkalla e ndihmës për Ukrainën, pavarësisht rritjes së kërkesës.

Krejt kjo situatë po e prek edhe prokurimin. Komponentët që sigurohen prej jashtë shtetit po vonojnë më shumë për të arritur në depot e SHBA-së, duke ngadalësuar të gjithë zinxhirin e furnizimit.

“Nuk po vonohen vetëm dërgesat nga SHBA-ja në Ukrainë. Edhe sigurimi i pajisjeve në depo po bëhet me vështirësi. Vonesa ka në gjithë zinxhirin”.

Grupet tjera janë në të njëjtat ethe
Edhe organizatat tjera vullnetare me seli në SHBA, që mbështesin Ukrainën, tregojnë se janë të shqetësuara për pasojat që mund t’i shkaktojë kjo situatë.

Aktivistët amerikano-ukrainas, grup që ofron pajisje mbrojtëse dhe pajisje tjera për rajonet e linjës së frontit, veçse është në hall.

“Së fundmi na është dashur të bëjmë porosi për pajisje mbrojtëse, të cilat kanë kaluar nëpër shumë faza para se të arrinin në Ukrainë”, ka thënë Nadia Shaporynska, presidente e grupit.

Aranzhime të tilla i rrezikojnë dërgesat, pasi ato janë të ekspozuara në faza të ndryshme.

Edhe dërgesat me aeroplanë – që realizohen më shpejt dhe janë më të qëndrueshme – kanë treguar shenja të ngadalësimit.

“Ne shpresojmë që dërgesat e radhës do të arrijnë në kohë”, ka shtuar ajo.

Tani për tani, ndihma po shkon, por më ngadalë dhe me çmime më të larta, në një situatë që sa shkon e bëhet më e paqartë./ REL 



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit nën udhëheqjen e Liderit të ri Suprem

"Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë shëndetësore, i paaftë të qeverisë Iranin"

Aksident në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari

Aksident në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, ulet çmimi i naftës

Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, tronditje globale e furnizimit me naftë
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}