Aktualitet

Lufta mes Becchetit dhe qeverisë shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:08 - 03/11/15 |
b.f

Gjithcka nisi në fillim të verës, pas një akuze të bërë nga Prokuroria shqiptare kundër Presidentit të “Agon Channel” Francesco Becchetti dhe bashkëpunëtoëve të tij. Më pas, gjykata vendosi masën e arrestit për personat e  akuzuar për pastrim parash dhe evazion fiskal, në një vlerë afro 770 milionë lekë në dëm  shtetit.  Në qendër të akuzave qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, KGE dhe Energji. Ndërkohë, nga Londra ku ishte vendosur të jetonte me familjen e tij, Francesco Becheti ka paditur prokurorinë shqiptare në arbitrazh ndërkombëtar për dy koncesione të dhëna nga qeveritë e Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Është fjala për projektin e përpunimit të mbetjeve i cili u anulua dhe gjithashtu për hidorcentralin e Kalivaccit. Për të dy projektet, Beccheti ka kërkuar në dëmshpërblim prej 160 mijë eurosh.Ndërkohë, në Shqipëri italianit i janë bllokuar llogaritë dhe sekuestruar pasuritë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas