Politikë

Luçiano Boçi: Rama kërcënon mësuesit të paraqiten në punë, i frikësohet protestës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 03/07/22 |
el ida

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ditën e sotme  ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook mesazhin e një mësueseje, ku  tregohet që në datën 7 korrik u kërkohet të jenë në punë edhe pse kanë marrë pushimet.

Data 7 korrik përkon me ditën e nisjes së protestave nga Partia Demokratike dhe sipas Boçit Rama po i kërcënon mësuesit për të mos marrë pjesë në protestë.

Ndër të tjera ai thotë që kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin, përderisa mësuesit kanë marrë pushimet e verës.

Postimi i plotë

TMERRI QË VJEN NGA PROTESTA

Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut. Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm. Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit. Ai e di që joshja nuk mjafton.Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Këtë po bën me mësuesit. Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik. /Opinion.al

 

Pas