LSI ka vendosur të kufizojë ndjeshëm përfshirjen e biznesmenëve në përfaqsimin publik , duke tentuar të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Në mbledhjen e sotme të kryesisë, kryetari Ilir Meta mbështeti dhe njëherë çështjen e dekriminalizimit si dhe deklaroi se partia që ai drejton do të ketë transparencë të plotë për çdo financim. Në faqen elektronike të LSI do të jenë të publikuara të gjithë veprimet financiare të partisë.