Aktualitet

Lotaria Amerikane, ambasada sqaron detaje për foton e aplikimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 19/10/20 |
Al Do

Që prej datës 7 tetor 2020, janë hapur aplikimet për programin e Lotarisë Amerikane.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar herë pas here detaje lidhur me procesin e aplikimit në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të saktë në mënyrë që të mos skualifikohen.

Në postimin e fundit në Facebook, ambasada thekson se për aplikimin e këtij viti nuk duhet të ripërdorni të njëjtën foto të një viti më parë.

Fotoja, në mënyrë që ju të keni mundësi të jeni një ndër fituesit duhet të jetë e bërë të paktën gjashtë muajt e fundit.

“Mos ripërdorni foto kur aplikoni për Lotarinë Amerikane. Fotot tuaja duhet të jenë bërë në 6 muajt e fundit. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://oë.ly/gfK650BFqrt shkruan Ambasada. /Opinion.al

Pas