Bota

Zonja e parë e Francës futet në karantinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 19/10/20 |
Al Do

Gruaja e presidentit francez, Emanuel Makron është futur në karantinë pasi dyshohet se mund të ketë rënë në kontakt me koronavirusin.

Sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve, (AFP), Brixhit Makron kishte takuar të enjten një person i cili ka rezultuar më vonë pozitiv në testin për COVID-19.

Megjithatë ajo nuk ka shfaqur asnjë simptomë të COIVD-19.

“Brigitte Macron ra në kontakt të enjten, 15 Tetor me një person i cili doli pozitiv me Covid-19 të hënën, 19 tetor dhe kishte simptoma të sëmundjes. Sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, zonja Macron do të izolohet për shtatë ditë. Brixhit Makron nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes deri më tani”, citon AFP burime të presidencës franceze. /Opinion.al

Pas