Protestuesit kundër racizmit në Londër janë përleshur me mbështetësit e ekstremit të djathtë. Kjo ka bërë që të ndërhynte policia për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës mes dy grupeve.
Policia ka vendosur një gjendje shtetrrethimi në stacionin e Waterloo në qendër të Londrës, ku manifestimi i anti-racizmit hasi në kundër-protestën e ekstremistëve të djathtë të cilët mbronin monumentet duke dhunuar protestuesit.
Shumë huliganë iu bashkuan personave që mbrojnë statujat historike dhe më pas sulmuan policinë dhe aktivistët e “Black Life Matter” në sheshin Trafalgar./ Opinion.al
l