Aktualitet

Tiranë/ Policia u heq lejen e drejtimit 9 drejtuesve të mjeteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 14/06/20 |
Opi Nion

Nëntë drejtues të mjeteve u është hequr leja e drejtimit pasi lëviznin më shpjtesi të lartë më mjetet e tyre gjatë mbrëmjes.

Policia ka qenë e fokusuar në rrugën Tiranë-Elbasan, ku drejtuesit e mjeteve po ecnin në tejkalim të normave të shpejtësi, në dyfishin e lejuar, me nga 139 km/h deri në 166 km/h.

Njoftimi

Live: Vijon të ndodhë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me Radar 📸, nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh Mos nxitoni për të arritur fundin🚑, apo 📸✍👮🏻♀, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
# PerdoruesRrugeVleresoniJeten # RespektoniRregullat./ Opinion.al

 

Pas