-U tha në Opinion

Lleshaj: Zgjedhjet do bëhen, nuk jemi në një moment të vështirë


               Publikuar në : 22:11 - 24/06/19 |
geliano fataj

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se kjo datë nuk ndryshon. Në emisionin Opinion ai tha se kjo datë është e caktuar nga Kushtetuta e Shqipërisë.

“30 qershori është një datë që vjen, sa i përket zgjedhjeve vijnë jo për vullnet të Presidentit por si vullnetit të Shqiptarëve. 30 qershori është data e fundit. Ka një arbitër shumë të qartë që është Kolegji Zgjedhor. Kjo datë është e deklaruar nga Kushtetuta e Shqipërisë”, tha ministri i Brendshëm.

Sipas tij shqiptarët nuk janë të ndarë, por ajo që është e ndarë është politika.

“Pjesërisht politika ndikon, por pjesërisht. Partitë politike janë në një moment të vështirë. Ka përçarje dhe më të madhe se kaq, kjo është një diskutim politik midis dy grupeve politike apo midis një grupi që ka lënë politikën. Përfaqësimi vjen nga zgjedhjet”./ Opinion.al

Pas