Politikë

Kryemadhi për Donald Lu: Ish-ambasadori amerikan i manipuluar nga Edi Rama


               Publikuar në : 22:40 - 24/06/19 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur se gjatë jetë së saj politike ka bërë dhe gabime.

Kryemadhi ka thënë në “News24” se arma e saj më e fortë në politikë është sinqeriteti.

“Për shkak të gjuhës së drunjtë të liderëve të lSI, që të mos flas se mos bëj gabime, nuk kanë treguar të vërtetën asnjëherë. Në këto 8 vite njerëzit që iu janë prishur interes kanë baltosur LSI-në. Kemi bërë edhe ne faje, gabime sigurisht, por është si ai njeriu që ha bukë e pretendon të mos bëjë thërrime. Arma ime më e fortë është sinqeriteti. Kjo më ka mbajtur mua atë që jam, ndryshe nuk do kisha rezistuar dot”,- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI foli dhe për marrëdhëniet e saj me ish-ambasadorin e SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu. Ajo tha gjithashtu se ish-ambasadori Lu dhe dhe ndërkombëtarë të tjerë janë manipuluar nga Kryeministri Edi Rama.

“Marrëdhënia me Donald Lu ishte shumë e mirë. Kam menduar gjithmonë që zoti Lu dhe shumë të tjerë janë manipuluar dhe mashtruar në mënyrë permanente nga Rama dhe kabineti i tij”,- tha kryetarja e LSI./ Opinion.al E.Xh.

Pas