-U tha në Opinion

Çfarë do ndodh në 30 qershor sipas Lleshajt? Për përgjimet…


               Publikuar në : 22:19 - 24/06/19 |
geliano fataj

Në datën 30 qershor nuk do të ketë përplasje civile. Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj vendi nuk rrezikon përplasje civile, pasi nuk ka konflikt civil.

“Atë ditë probleme mund të ketë, të rendit publik, të kriminalitetit por në aspektin civil jo” tha ministri në emisionin Opinion.

I pyetur drejtpërdrejt për përgjimet e publikuara nga Bild, e sidomos për shefin e policisë që del në përgjime Robert Aga, ministri tha: Përgjithësisht në Shqipëri policët janë të depolitizuar. Nëse kjo do të provohej, në mënyrë ligjore nuk do të ishte me aty”.

“Iu them me përgjegjësi të polotë se për arsye morale nuk mund të përjashtohet dikush nga Policia e Shtetit. Duhet të provohet diçka që të përjashtohet. Dorëheqja duhet të ishte e rekomandueshme”, tha më tej ministri./ Opinon.al

Pas