Aktualitet

Live/ Nis seanca për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni prezanton raportin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 09/06/21 |
Opi Nion

Ka nisur në Kuvend seanca plenare ku do të vendoset për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Nga foltorja e Kuvendit në nisje të seancës është kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni, ai që po lexon gjetjet, dhe shkeljet që sipas Komisionit ka bërë Presidenti Meta duke shkelur Kushtetutën, me qëndrimet e tij.

“Raporti shtjellohet në 98 faqe dhe 3 anekse. Për shkak të volumit të madh të raportit, iu është shpërndarë deputetëve, është publikuar dhe në faqen e Kuvendit, është bërë dhe një përmbledhje. Më 30.04.2021 është depozituar kërkesa e 41 deputetëve që kanë paraqitur propozimin për shkarkimin e Presidentit.
Pasi u konstatua se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit plotëson kriteret, u vendos ngritja e komisionit hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda nga Presidenti të përbërë nga 9 anëtarë”, deklaroi kreu i Komisionit hetimor Alket Hyseni./Opinion.al

 

Pas