Aktualitet

Live/Berisha deklaratë para selisë së PD: Lulzim Brava një armik i egër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 09/01/22 |
Opi Nion

Komisioni i Rithemelimit të PD është drejtuar në selinë e partisë për një dalje mediatike vetëm një ditë pas protestës së 8 Janarit. Në fjalën e tij përpara selisë, Sali Berisha tha se Basha është sot një armik mizor, ndërsa shtoi se asgjë nuk mund ta ndalë revolucionin paqësor.

“Erdha këtu për të shprehur në emër të komisionit të rithemelimit të PD-së, përshëndetjet më të zjarrta mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 Janarit, që në një mision historik, me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen që karakterizon një shumicë demokratike u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Prania jonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë konsolidimin e pluralizimit politikk në Shqipëri. Asgjë nuk mund të ndalojë mbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. asgjë nuk mund të pengojë një revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij”, tha Berisha.

 

Pas