Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista e kandidatëve të Bashës/ Zërat pro dhe kundra

2017/05/28 at 3:41 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lista e kandidatëve të Bashës/ Zërat pro dhe kundra

Pas tejkalimit të provës së propozimit të ministrave të rinj, të cilët përfaqësojnë Partinë Demokratike, Lulzim Basha shumë shpejt u përball me një tjetër sfidë: Shpalljen e listës së kandidatëve për deputet. Zyrtarizimi i listave konsiderohet si një nga momentet më delikate për krerët e dy partive të mëdha, pasi ky proces krijon natyrshëm hatërmbetje, turbullira, rebelime dhe përçarje në parti.


Për shumëkënd, lista e emrave me të cilët Partia Demokratike do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 qershorit, është parë si një surprizë. Për ata që mbetën jashtë saj por dhe emrat e rinj të përfshirë në të.

Dy deputetet e Shkodrës dhe Korçës, Irma Kopliku e Eleina Qirici, kanë dhënë mbështetje maksimale për kryetarin Lulzim Basha dhe PD-në, pavarëissht se ky i fundit nuk i përfshiu në listë.

Qirici është më e drejtpërdrejt me mesazhin e saj: “Bashkohuni me Lulzim Bashën. Fitore PD”.

Ndërkohë, Kopliku ka rikujtuar të gjitha përballjet në katër vite në Kuvend dhe fton qytetarët të japin mbështetje për PD: “Më së fundmi ekipi për 25 qershorin, për përballjen përfundimtare është gati.

Mjaft nga figurat me një jetë të gjatë politike në këtë parti e që në të kaluarën kanë mbuluar funksione të rëndësishme partiake dhe zyrtare, nuk ishin pjesë e saj. Po ashtu jashtë mbetën dhe emra të rëndësishëm të cilët ishin shfaqur kritik me mënyrën se si zoti Basha ka drejtuar partinë këto katër vite si dhe nuk ishin pajtuar me zgjedhjen e tij për të mos marrë pjesë në garën elektorale, kur nisi protestën për të kërkuar një qeveri teknike, apo dhe këmbënguljen deri në momentet e fundit për të refuzuar propozimet e komunitetit ndërkombëtar.

Në një postim në Facebook, zonja Bregu shkruan se sipas saj në listat e PD janë ata “që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve. Ata që s’thanë asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!! Ata që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj. Brenda janë ata që e donin PD jashtë!”, shkruan zonja Bregu.

Thuajse në të njejtën linjë edhe deputeti Patozi, sipas të cilit çadra e protestës “u ngrit për të shpëtuar lëkurën e Lulzim Bashës”. Deputeti demokrat shkruan madje se “ëndrrat e Republikës së Re me ato te “Rilindjes” ngjajnë. Madje, ka raste që ato janë e njejta gjë”, ndërsa shton se “nuk mund të ketë as shtet dhe as Shqipëri më të mirë, nëse partitë do të bunkerizohen dhe do të kthehen në kompani biznesesh të pista me një pronar të vetëm”.

Për drejtuesin e sektorit të organizimit në PD më pas zëvendës ministër i Brendshëm dhe Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, sot Gjergj Lezhja është këshilltar i Presidentit për Sigurinë, por me sa duket, tek lista e përpiluar nga kreu i demokratëve nuk ka parë fitoren.

Lezhja shkruan se nuk është aspak i çuditur nga lista e deputetëve të Partisë Demokratike, ndonëse sëpata e spastrimeve është e pa precedentë në politikën shqiptare. Sipas tij, as Edi Rama nuk ka bërë një spastrim të tillë me një të rënë të lapsit, por ka respektuar në vite ish funksionarët e vjetër të PS. Ai thekson se Basha nuk është ideatori i vetëm i kësaj kasaphane, por është një filozofi dhe frymë e ndërtuar që pas humbjes në 2013.

Por një kurs disi ndryshe, ka mbajtur ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook; shkruan: “Po shoh më në fund listën e Bashës për zgjedhjet e ardhshme. Mua më duket me mungesa të mëdha, të papërligjura. Daltë e hajrit!”

Lista, e cila përmban shumë emra të rinj, duket se shënon një përpjekje të zotit Basha për t’i vënë vulën e tij Partisë demokratike. Megjithatë lëvizja e tij përmban jo pak rrisqe. Gjithçka duket se do të varet nga rezultati që PD do të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit, edhe sepse në korrik zoti Basha do të duhet të futet dhe në garën për kryetarin e Partisë pas skadimit të mandatit./Opinion.al 

 

Etiketa: lista e kandidatevepro dhe kundra. bashazerat


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
“Lajthitja e një kryeministri”, Berisha vazhdon të komentojë veshjen e Ramës në Bruksel: I sëmurë

“Lajthitja e një kryeministri”, Berisha vazhdon të komentojë veshjen e Ramës në Bruksel: I sëmurë

Kjo është dita kur meshkujt tradhtojnë partneren !

Me këto shenja horoskopi mos bini kurrë në dashuri!

Blushi paralajmëron ikjen e LSI-së: Këtë javë qeveria përgjysmohet

Ben Blushi: Kam një ofertë të sinqertë për PD
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}