Aktualitet

Lirohen kontrollorët e Rinasit, vetëm tre të shoqëruar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 08/04/21 |
Opi Nion

Janë liruar kontrollorët e trafikut ajëror të cilët u shoqëruan nga policia mbrëmjen e djeshme pas ndërprejes së punës, e cila solli pezullimin e aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”. Sipas neës 24 aktualisht në polici janë vetëm 3 persona, konkretisht shtetasit; Flora Ndreca, Armand Fezga (kryetar i sindikatës) dhe Muhnir Mezini, ndërkohë që të tjerët janë lënë të lirë.

Nga ana tjetër avokati i kontrollorëvenë një prononcim për mediat mëngjesin e sotëm e quan shkelje procedimin për vepër penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ sepse sipas tij kontrollorët nuk kanë funksione publike, nuk janë punonjës të administratës shtetërore pasi Albcontrol është sh.a.

Në aeroportin e vetëm në Shqipëri prej mëngjesit të djeshëm është pezulluar puna dhe nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve, të cilët ndërprenë punën një ditë më parë pasi kërkojnë rikthimin e pagës në nivelet që e kanë pasur, kushte më të mira pune dhe rikthimin në detyrë të disa kolegëve për të cilët ka nisur procedura e shkarkimit./Opinion.al

Pas