Aktualitet

Rinas/ Peleshi: Kontrollorët do të zëvendësohen me shqiptarë e të huaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 08/04/21 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peledhi njëherazi edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile ka thirrur ditën e djeshme në një takim këtë Komitet.

Në këtë takim Komiteti i Mbrojtjes Civile autorizon ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, që të marrë masa në lidhje me çështjen grevën e kontrollorëve të AlbControl në Rinas dhe rikthimin e punës.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në intervistë televizive në Vizion Plus dha sot detaje nga mbledhja.

“Dua të bëj me dije për herë të parë në media diçka. Ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe kam thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të Mbrojtjes Civile. Ky Komitet i përbërë nga disa ministra, ka marrë një vendim me tre pika. Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Nuk mund të rrimë në vend, nuk mund të ngelemi peng i lojës politike, do të kryej deri në fund detyrën time si ministër, nisur nga rezultati i këtij Komiteti, ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. Njerëzit kanë shumë pikëpyetje kur do të vijnë, kur do të ikin, priten vaksinat, e kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim”, tha Peleshi në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”.

Fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar që prej ditës së djeshme, për shkak të protestës së kontrollorëve, të cilët ndërprenë punën një ditë më parë pasi kërkojnë rikthimin e pagës në nivelet që e kanë pasur, kushte më të mira pune dhe rikthimin në detyrë të disa kolegëve për të cilët ka nisur procedura e shkarkimit./Opinion.al

Pas