Aktualitet

Rinas/ Rama: Forcat e së shkuarës po sfidojnë kryeministrin e gabuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 08/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në qytetin e Gjirokastrës i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, ka folur edhe për situatën në aeroportin e Rinasit, ku vijojnë të jenë të pezulluara fluturimet.

Kreu i qeverisë tha se është e patolerushme humbja e ngarkesës së vaksinave anti-COVID. Më tej, Rama deklaroi se nuk ka shans që forca të verbëra të marrin peng të ardhmen dhe të ndalin proçesin e vaksinimit.

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, deklaroi Rama./Opinion.al

Pas