Life Style

Lindi vetëm 420 gramë, Curtis foshnja më i vogël në botë që arrin të mbijetojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:50 - 11/11/21 |
el ida

Kur lindi ai peshonte vetëm 420 gram dhe kishte më pak se 1% shanse për t’ja dalë, por tashmë është 16 muajsh. Vogëlushi Curtis Means e fitoi betejën pasi kaloi 275 ditë në spital, i lidhur me një respirator për 3 muaj. Ai ka thyer tashmë rekordin botëror për foshnjën më të vogël të lindur para kohe që arrin të mbijetojë. Vogëlushi  lindi më 5 korrik 2020, kur nëna e tij ishte 21 javë shtatzënë: ai ishte 132 ditë para kohe dhe kishte edhe një binjak që nuk ia doli.

“Ardhja e Curtis në shtëpi dhe gëzimi i fëmijëve të mi më të mëdhenj per vëllain e tyre më të vogël, është një moment që do ta kujtoj gjithmonë,” tha nëna e tij. Curtis, i cili ka tre vëllezër më të mëdhenj, ka ende nevojë për oksigjen shtesë dhe një tub ushqimi, por mjekët thonë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore./Opinion.al

 

 

 

Pas