-U tha në Opinion

Kokalari: Në 2024 vijnë republikanët, do ja heqin “non grata” Berishës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:12 - 11/11/21 |
el ida

Në mbështetje të Sali Berishës në një lidhje në “Opinion”, Evi Kokalari tha se kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit lidhur me shpalljen non grata të Berishës.

“Kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit pse nuk jep prova. I  janë dërguar tre letra deri tani dhe ai nuk përgjigjet.  Ke Grenell që po merret me këtë punë se po përdorin Departamentin e Shtetit për gjëra që nuk duhet të përdoren.

Mënyra se si vepron departamenti i shtetit është cenimi më i madh i demokracisë amerikane”, tha Kokalari.

Më tej, ajo parashikoi se çfarë do të ndodhë më pas. “Berisha bëhet kryetar i PD-së. Në 2024 shanset janë që një republican të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ja heqin non grata Berishës”, u shpreh Kokalari./Opinion.al

Pas