Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lihet në burg drejtori i Kadastrës së Durrësit, Braçe akuza prokurorit

2019/10/04 at 11:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lihet në burg drejtori i Kadastrës së Durrësit, Braçe akuza prokurorit

Gjykata e Durrësit la në burg drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Ai u arrestua nga Krimi Ekonomik pasi dyshohet se së bashku me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.


Pula kishte pak muaj i emëruar në krye të zyrës së Kadastrës së Durrësit. Pak javë më parë u arrestua n/ drejtori, Arben Isaku, i cili me pas u la në masën detyrim paraqitje.

Pas tij u prangos edhe nëndrejtoresha tjetër, Lusiena Kurti, e cila gjithashtu u la në të njëjtën masë. Aktualisht të dy nëndrejtorët janë pezulluar, pasi janë nën hetim.

Ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit te Durrësit, Flamur Gjuzi, është në kërkim nga policia, po për këtë dosje i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave. Ne bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentet e pronësisë në zonën e bregdetit, si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.

Në seancën sotme ishte i pranishëm edhe zëvendëskryesiministri Erion Braçe, i cili e quajti këtë vendim një akt të paprecedent. Ai akuzoi prokurorin e çështjes Arjan Ndoja se “ka ushtruar presion ndaj punonjësve për të tjera objekte, duke përdorur çështjen në fjalë”.

“Në ALUIZN-in e Durrësit ka pasur probleme të vjetra, në mënyrën se si janë administruar këto zyra, dhe kohë pas kohe ka pasur lëvizje të drejtuesve dhe procedime penale. Prokuroria ka ngritur një akuzë kundrejt drejtuesit të zyrës së re, të Kadastrës, nuk bëhet fjalë për Hipotekën, Aluiznin, por i referohet një institucioni të ri bazuar funksionimi i tij mbi një ligj tjetër të ndryshëm nga ligjet për dy institucionet e mëparshme. Më takonte të isha këtu për të parë akuzën që ka ngritur prokurori ndaj një punonjësi të shtetit shqiptar. Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati një mujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar por për pallate monsturuoze që duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. është bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit. Ai punonjësi i shtetit atje sipër pavarësisht shantazhit në të cilin ka qenë ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova përreth një orë e gjysmë që e gjithë akzua e ngritur me të është e paprovuar por ka edhe lajthitje marramendëse që u referohen rregulloreve që sot nuk janë në fuqi që i kërkojnë drejtuesit të Kadastrës të sillet si drejtor i institucioneve që kanë qenë më parë. Të akuzosh për shpërdorim detyre duhet të provosh që vepra që ka konsumuar është kryer me dashje, dhe që vepra ka sjellë dëme, publike, pra shtetit, private, qytetarit. Duhej të ishte e provuar që drejtuesi i Kadastrës duhej të kishte sjellë dëme të qarta mbi shtetin, dhe dëme mbi privatët. Kompanitë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit, nga asnjëri nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka bërë Regjistruesi. Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. Nuk është i akuzuari që sjell prova, por prokurori që duhet të vërtetojë fajësinë. E kuptoni se në ç’shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?“, tha Braçe.

Një ditë më para, nga foltorja e Kuvendit, ndonëse nuk përmendi emra, Kryeministri Edi Rama tha se “një prokuror në Durrës është i lidhur me bandat e krimit”./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Para
“President luftarak”, si i komentojnë analistët deklaratat e Metës  

Opinion/ Shpërthimi i Ilir Metës!

Foto/ Miley Cyrus lë gjithçka pas dhe kthehet në…

Dy javë pas ndarjes me të dashurën, Miley puthet me shokun e fëmijërisë

Hong Kong, protestuesve u ndalohen maskat

Hong Kong, protestuesve u ndalohen maskat
















TE FUNDIT

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}