Aktualitet

Ligji i ri për sigurinë, kush po na përgjon?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:31 - 26/10/15 |
b.f

TIRANË- Projekligji për Sigurinë Publike i hartuar nga Ministria e Brendshme parashikon që thuajse të gjitha ambientet si publike ashtu edhe private të pajisen me kamera sigurie. Drafti ka sjellë jo pak reagime në publik. Në rrjetet sociale qytetarët thonë se ky ligj u cënon privatësinë.

Por çfarë parashikon ligji i ri?

Të gjitha bizneset me xhiro vjetore 10 milionë lekë në vit, autobusët, taksitë, lokalet, kopshtet e fëmijëve, parqet e lojërave do të jenë të gjitha të pajisura me kamera sigurie.

Bizneset, të cilat janë grabitur njëherë më parë patjetër do të kenë masa shtesë të sigurisë përpos kamerave të sigurisë.

Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, shkolla, etj. do jenë me kamera sigurie.

Por edhe në shtëpitë tona do të jemi të detyruar të vendosim kamera, pavarësisht nga dëshira. Sipas ligjit në atë pallat ku banon një person me precedent administratori duhet të marrë masa për vendosjen e kamerave.

Policia ka sanksionuar me ligj, që të gjitha filmimet do t’i dorëzohen asaj sa herë dhe kur do që ajo t’i kërkojë. Madje në disa raste, tek bizneset, kamerat do të jenë të lidhura me sallën operative të Policisë së Shtetit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas