Aktualitet

Vrasja e shqiptarit, Liga e Veriut del në mbrojtje të autorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:49 - 26/10/15 |
b.f

TIRANE- Vrasja e shqiptarit 22 vjeçar, Gjergji Gjoni në Vapro D’Adda në Milano është në qëndër të debatit në mediat italiane, dhe jo vetëm edhe të politikës.  Francesco Sicignano, pensionisti 65 vjecar i akuzuar për vrasje me paramendim, foli për emisionin “Domenica Live” në Canale 5. “Mbajtja e një armë duhet të jetë një e drejtë”, tha ai. “Neni 2 i Kushtetutës thotë se Shteti duhet të garantojë pronën private, por nëse nuk e bën këtë, kush duhet ta bëjë?”, vijoi me tej.

Sakaq udhëheqësi i Ligës së Veriut, e njohur për qëndrimet e saj ekstreme kundër emigrantëve, shprehu solidaritetet e plotë me 65 vjecarin. Madje i siguroi se rajoni i Lombardisë do t’i paguajë të gjithë shpenzimet ligjore. Ende mbeten të paqarta rrethanat e kryerjes së krimit në Vapro D’Adda.  22 vjecari shqiptar nga Kurbini është vrarë ndërsa po ngjiste shkallët e vilës. 22 vjeçari shqiptar Gjergj Gjoni kishte hyrë ne Itali në vitin 2012 dhe ishte dëbuar në 2013, për tu rikthyer sërish.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas